7 raste te reja me Covid-19 ne tre bashki | Lajme - News

2020-05-14 3

7 raste të reja me koronavirus janë zbuluar në tre bashki të vendit përgjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 789 totalin e personave të prekur nga Covid-19.

?Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 171 persona të dyshuar me COVID-19 nga veriu në jug dhe vetëm në tre bashki kemi të prekur, ku përkatësisht në Tiranë kemi 5 persona që kanë rezultuar positive, 1 rast në Krujë dhe 1 rast i importuar në Kukës i evidentuar në qëndrën karantinë të këtij rajoni. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 789 qytetarë?.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë aktualisht kemi 13 qytete me prezencë të koronavirusit, ndërsa numri i të shëruarve është dy herë më i lartë se i të sëmurëve aktiv.

?Janë 519 të shëruar. Kalimi i zonave aktive në zona jo aktive për COVID19 ka zgjeruar hartën e të shëruarve në gjithë vendin. Aktualisht në vendin tonë janë 239 pacientë aktivë me COVID19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? janë të shtruar 31 pacientë (11.4%) dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive?.

Duke ju referuar të dhënave aktuale, epidemiologët vlerësojnë se situata epidemiologjike është e qëndrueshme. Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, të gjithë gjatë trajtimit në spital.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/